Foto: Ilustrim

I Dehuri Kanos Policët

Policia njofton se në Mitrovicë e ka arrestuar një person, i cili kishte kanosur zyrtarët policorë.

Sipas raportit të Policisë, incidenti ka ndodhur më 09.10.2016, në ora 00:04, në rrugën “Bislim Bajgora”.

Policia njofton se i dyshuari, i cili ishte nën ndikimin e alkoolit, ka kanosur verbalisht zyrtarët policorë derisa këta ishin në kryerje të detyrës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje.

Rastin policia po e trajton si kanosje.