Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

I Dehuri Godet Policin

Policia ka arrestuar në rr. “Luan Haradinaj” në Prishtinë dje në ora 02:10 një person për sulm ndaj personit zyrtar.

Sipas raportit të përditshëm policor, i dyshuari, i cili ishte në gjendje të dehur, fillimisht nuk i ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë, duke i fyer ata. Më pas ai ka goditur njërin nga zyrtarët policorë.

Sipas Policisë, me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.