Dëgjim Publik për Pakon e Ligjeve që Garantojnë të Drejtat Pronësore
24.1.2018 - 07:39
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, do të mbajë dëgjim publik.
Dëgjimi publik do të mbahet lidhur Projektligjin për Noterinë, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Procedurën Jo-Kontestimore, dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Trashëgiminë në Kosovë.
Komisioni për legjislacion do të mblidhet në ora 11:00 në Kuvendin e Kosovës.