Deputeti i Alternativës, Ilir Deda

Deda: 'Korrigjimi i kufijve' është eufemizëm për ndarjen e Kosovës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Ilir Deda, ka thënë që secili duhet ta ketë të qartë që “korrigjimi i kufijve” është eufemizëm për ndarje të Kosovës, dhe asgjë tjetër.

Madje ai ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po i përqafon planet e Millosheviqit për shkatërrimin e Kosovës.

“Mbyllja e syve para tmerrit që po e pret Kosovën, i bën të gjithë bashkëpjesëmarrës në shkatërrimin e shtetit tonë – sipas planeve të Millosheviqit të vdekur – që po i përqafon kryetari i tanishëm i Kosovës”, ka shkruar Deda në Facebook.

Deputeti i Alternativës, duke iu referuar presidentit Thaçi ka thënë se “nuk ka pasë president në Kosovë që me aq (mendje)lehtësi dhe dëshirë i ka kontestuar kufijtë e shtetit të vet, e që me betimin e vet duhet t’i mbrojë”.