Marshi në Deçan kundër vrasjeve

Deçani Marshon Kundër Vrasjeve në Strellc (FOTO)

Qytetarët e Deçanit kanë dalë sot në një marsh paqësor rrugëve të kësaj komune për ta shprehur mllefin e tyre ndaj dy vrasjeve të fundit që ndodhën në fshatin Strellc të kësaj komune.

Në rastin e parë, vajza Donjeta Pajaziti u gjet e vrarë më 17 dhjetor në bjeshkët e Strellcit, në rrethana ende të pasqaruara.

Në rastin tjetër, 11 vjeçari Ylber Malaj humbi jetën pasi një breshëri të shtënash nga automatiku e goditi atë përderisa po qëndronte në një lokal të fshatit.

Marshi i sotëm është thirrur nga kryetari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj.

marsh1 marsh2 marsh3 marsh4 marsh6 marsh7 marsh8 marsh10