Qendra e qytetit të Deçanit | Foto: KALLXO.com

Deçanasi arrestohet pasi sulmoi fizikisht një burrë

Një burrë është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht një person pas një mosmarrëveshje.

Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Skënder Rexhahmetaj’ në fshatin Isniq të Deçanit në orën 16.

Policia njofton se viktima ka marrë lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.