Deçan, vdes nga plagët e marra duke punuar në pyll

Një person ka vdekur sot në Grykën e Deçanit si pasojë e lëndimeve të marra gjatë kohës sa po punonte në pyll.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Po e kemi një person të vdekur në Grykë të Deçanit. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 13:00, ku Policia ka pranuar informatë se një person i moshës rreth 25 vjeçare është lënduar duke punuar në pyll”, tha Rugova.

Ai shtoi se i njëjti si pasojë e lëndimeve është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës.

“Rreth orës 15:00 Policia është informuar se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e personit të lënduar”, tha Rugova.