Deçan: Nga pakujdesia stallën e kaplon zjarri

Një zjarrvënie aksidentale ka ndodhur dje rreth orës 18:20 në fshatin Baballoq të Deçanit.

Sipas policisë, ankuesi ka njoftuar se nga pakujdesia e anterive të familjes së tij, të cilët po digjnin disa mbeturina, është përfshirë nga zjarri stalla e tij.

Rastit janë përgjigjur njësitet relevante policore si dhe njësiti i zjarrfikëseve të cilët kanë lokalizuar dhe kanë shuar zjarrin.

Nuk raportohet për dëme në njerëz dhe të arrestuar.