Deçan, kapet me afro 1 kg drogë

Një 22 vjeçar I.S. është arrestuar dje në Isniq të Deçanit pasi gjatë kontrollit në veturë është gjetur një sasi e narkotikëve që dyshohet të jetë e llojit marihuanë.

Pas matjes nga Njësiti i hetimit kundër trafikimit me narkotikë – Pejë, ka rezultuar që droga të jetë në sasi prej 869.6 gramë.

Njësiti i hetimit kundër trafikimit me narkotikë-Pejë (DHTN), së bashku me njësitet e Stacionit Policor në Deçan, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe gjyqtarit të Gjykatës në Pejë, kanë bërë kontroll-bastisje në pronën e të dyshuarit, por gjatë bastisjes nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Me urdhër të prokurorit shtetit, i dyshuari  ndalohet për 48 orë, për të vazhduar hetimet e mëtutjeshme nga Njësiti i hetimin kundër trafikimit me narkotikë-Pejë.