Dëbohet nga Kosova Ish Gjenerali Serb Milovan Bojoviq
Gjykata e Apelit ka vendosur që ish gjenerali serb Milovan Bojoviq t’u dorëzohet autoriteteve serbe duke hedhur poshtë kështu vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë (dega në Podujevë) e cila e e dënoi atë me 30 ditë burg.
Vendimi i Apelit erdhi një ditë pasi u mbajt seanca për shqyrtimin e ankesës së avokatit të Bojoviqit.
Me këtë vendim, Boojoviq nga qendra e paraburgimit është dorëzuar te Policia e Kosovës ndërsa pritet që pas kryerjes së procedurave, ai të dorëzohet te autoritetet serbe në njërën nga pikat kufitare Kosovë- Serbi.
“Vendimi u mor pasi kolegji penal i Gjykatës së Apelit, vlerësoj ankesat e mbrojtësve te të akuzuarit në fjalë dhe po ashtu pas dhe vlerësimit të ekspertizës të datës 19 prill 2016 të Institutit të Psikiatrisë Forenzike të Kosovës”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Apelit.
Millovan Bojoviq ishte shpallur fajtorë nga ana e gjykatës se shkallës se parë për veprën penale kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare dhe ishte gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji .
http://kallxo.com/ish-gjenerali-serb-vuan-nga-demenca/