DebatPernime2017: VOTO me FTYRË

Debatet, me skenar e skenografi unike në Kosovë, do të transmetohen drejtpërdrejt në TV21 gjatë 10 ditëve të kohëzgjatjes së fushatës zgjedhore, deri më 9 qershor.

Në 10 ditë do të trajtohen 10 tema të caktuara të cilat preokupojnë më së shumti votuesin kosovar.

Moderatorja e debateve Jeta Xharra, si gjithmonë, do t’i marrë premtimet e përfaqësuesve të subjekteve politike dhe do t’i sfidojë ata me afate konkrete të realizimit të tyre.

Debatet fillojnë në orën 19:50 dhe zgjasin deri në 21:20.