DebatPernime për tolerancën

Një hoxhë, një murg dhe një sheh u ulën bashkë në Prizren për të diskutuar tolerancën fetare.

‘Jeta në Kosovë’ transmetoi debatin me mikrofon të hapur që u zhvillua në një ndër qytetet me përbërjen më të larmishme etnike dhe religjioze.

Si bashkëjetohet në një ambient shumëetnik në paqe dhe bashkëpunim?

Cilat janë sfidat që vështirësojnë lidhjet ndërkomunitare?

Për këto dhe të tjera, diskutojnë panelistët: Mytaher Haskuka, Kryetar i Prizrenit; Lutfi Ballëku, Imam; Ilarion Lupuloviq, Prift Ortodoks;, Abidin Shehu, sheh; Besa Ismajli, profesoreshë në Fakultetin e Studimeve Islame; Jovana Radosavljeviq, OJQ Iniciativa e Re Shoqërore; Agnesa Çipa-Laçi, qytetare;  Bujar Laçi, qytetar;  Branislav Krstic- gazetar.

Emisioni ‘Jeta në Kosovë’, transmetohet këtë të enjte në RTK, nga ora 21:30 dhe repriza të premten në mesditë.

 

Fenerbahçe ka shënuar fitore të rëndësishme naj Denizlisporit, me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së tetë në Superligen e Turqisë.

Në fitoren e Fenerbahçes, dha kontribut të madh sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi i cili e shënoi golin e dytë në minutën e 62‘.

Pas lojës Vedat Muriqi, ka folur për faqen zyrtare të Fenerbahçes, duke thënë se për të e rëndësishme është fitorja e ekipit.

“Ne arritëm një fitore të madhe. Unë jam sulmues dhe luaj në një pozitë ku duhet të shënoj gola. Por, nëse nuk shënoj, tentoj që të mos bëhem nervoz shumë me veten sepse nëse unë nuk shënoj dhe skuadra fiton, atëherë kjo është pozitive për mua. Fundja ne jemi skuadër dhe më e rëndësishme është fitorja. Shpresoj që në fund të shpallemi kampion“, ka thënë Vedat Muriqi për faqen zyrtare të Fenerbahçes.

Muriqi pas tetë xhirove me Fenerbahçen i ka shënuar katër gola dhe një asistim.