DebatPernime për integrimin e veriut

Funksionimi i jetës qytetare në tri komunat me shumicë serbe ishte temë diskutimi në DebatPernime.

Debati me mikrofon të hapur, që u xhirua në Mitrovicën e Veriut, transmetohet sot në “Jeta në Kosovë”.

A funksionojnë akoma strukturat paralele në veri?

Cilat janë sfidat e qytetarëve serbë në veri për t’u pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës?

Sa është zbatuar Marrëveshja për Drejtësi për integrimin e sistemit të drejtësisë në veri.

Për këto tema dhe të tjera debatojnë: Enver Peci, kryetar i Gjykatës Supreme; Lavdim Krasniqi, drejtor i Sekretariatit të KPK-së; Blerim Camaj, drejtor i Agjencisë për Regjistrim Civil; Milica Andriç Rakiq, portali Kosovo Sever; Nenad Radosavljeviq, TV Mir ; Dejan Vasiq – avokat.

www.kallxo.com