Arkiv: Dialogu Kosove - Serbi

Debati Selimi - Ischinger në lidhje me letrën e Trump drejtuar Thaçit

Duke iu referuar letrës së presidentit Donald Trump e cila ka arritur në adresë të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ambasadori Wolfgang Ischinger ka shkruar se pse një marrëveshje e arritur në mes Kosovës do të duhej të festohej në Shtëpinë e Bardhë në ShBA e jo në Evropë.

Madje ai ka thënë se pse në rastin e Kosovës dhe Serbisë duhet të përsëritet e njëjta situatë e viteve 90-ta, duke u thirrur në marrëveshjen e arritur në Dejton të ShBA-së për paqe në Bosnje.

“Një konflikt evropian – i zgjidhur nga Trump dhe të festohet në Shtëpinë e Bardhë? Ne nuk kemi arritur ende atje, kam frikë. Por nëse do të ketë një zgjidhje, a mund ta festojmë atë në Evropë dhe jo, përsëri, si në vitet ’90, në DC?”, ka shkruar Ischinger në Twitter.

Duke iu përgjigjur ambasadorit Ischinger, këshilltari i presidentit Thaçi, Petrit Selimi ka shkruar se kosovarët ndihen të tradhtuar nga BE-ja për shkak se atyre nuk u është dhënë mundësia për të lëvizur lirshëm në zonën Schengen.

“I nderuar ambasador, kam frikë se kosovarët ndihen të “tradhtuar” për shkak se nuk u është dhënë liberalizimi i vizave dhe kjo është shumë më e thellë dhe serioze – më shumë se se zyrtarët e BE-së mund ta kuptojnë. Kjo ka bërë që ata ta humbin durimin. Zërat më progresivë dhe pro-evropianë janë të bllokuar dhe nuk mund të udhëtojnë”, ka shtuar Selimi.

Më tej Selimi ka thënë se një marrëveshje e arritur në mes Serbisë dhe Kosovës nuk do të mund të festohej në Bruksel për shkak se në ndërtesat e BE-së nuk lejohet përdorimi i flamurit të Kosovës, por ai ka dhënë si opsion kryeqytetin e Gjermanisë, Berlinin.

“Së dyti, ne nuk do të jemi në gjendje të festojmë në Bruksel pasi BE ka ndaluar në ndërtesat e BE shfrytëzimin e flamurit të Kosovës, për shkak të pesë vendeve jo-njohësve. Do të ishte kremtim mjaft asimetrik. Por Berlini mund të jetë një vend i këndshëm për festë?”, ka shkruar Selimi në Twitter.

 

 

 

https://kallxo.com/trump-i-premton-thacit-vizite-ne-shtepine-e-bardhe-nese-arrihet-marreveshja-me-serbine/

.