Debati i ashpër mes Glauk Konjufcës dhe Memli Krasniqit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca u kapën lidhur me rekomandimet e LVV-së pas Raportit të Progresit për Kosovën.

Përderisa po diskutohet në lidhje me Raportin e Progresit, deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje Fitore Pacolli doli me disa rekomandime e disa pika të cilat lidhen me raportin.

Pacolli tha se pas debatit më 20 prill së bashku me LDK-në kishin arritur të harmonizohen në lidhje me rekomandimet për të njëjtën pikë.

Pas përfundimit të fjalës së Fitore Pacollit, deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi tha se Pacolli po manipulon duke thënë se vetëm me LDK-në kanë arritur harmonizim e me të tjera subjekte politike jo.

“Fitore Pacolli manipuloj sepse tha që nuk e kemi arritur harmonizim. Harmonizimi është arritur dje por mashtrimi është bërë më vonë, pasi që janë pajtuar përfaqësuesit e të gjitha grupeve parlamentare për disa prej këtyre pikave, këta në mënyrë të një anshme janë ardh edhe janë mundu me imponu këtë rezoluta, qysh e kanë bo marrëveshjen me LDK edhe PDS është me u habit”, tha Krasniqi.

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, tha se propozimet që i dha Pacolli në lidhje me diskutimin për Raportin e Progresit, ishin të mira se dhe Memli Krasniqin po e prek pika për konfiskim të pasurisë së paligjshme.

“Këto 10 propozime që janë të mira, duken të mira, duke i lexu edhe njëherë mu duk që tash e mora vesh ku o problemi më doket që është te pika 4, ligjin anti- mafia, me sjell një vendim për  konfiskimin i pasurisë së paligjshme, e po më doket që kjo pe prek dikon, dikon që më doket Memlit i ka ra hise me mbrojte e po shkakton probleme kjo pikë. Të gjitha më duken pika të mira, p.sh, një strategji shtetërore për integrime evropiane, me i adresu në raport të progresit, se di kujt i pengojnë këto edhe pse janë qëllime ogurzezë të LVV-së, perime nuk mundem me kuptu. Duhet të na tregojnë ma saktë ku e kanë problemin këta se fitorja e sqaroj që ato dallime për të cilat po qojnë shumë pluhur por nuk janë esenciale. Lexoni edhe niher edhe do të bindni që janë shumë të mira të Kosovës nuk janë për kurrfarë përfitimi për LVV-në. Ju e keni vërejt që 4 vite po na vijnë raportet e njëjta të Raportit të Progresit, a e keni pa si ta qelni faqen e parë shkruan administrata e politizuar, gjyqësori i influencuar e kështu s’mundeni me pas liberalizim të vizave”, tha Konjufca.

Krasniqi iu kundërpërgjigj Konjufcës duke i thënë se ai “shpërthen ndaj pafytyrësisë dhe dyfytyrësisë”, duke iu referuar disa përfaqësuesve të LVV-së.

“Glauk Konjufca kur shpërthej, shpërthej veç para dyfytyrësisë edhe pafytyrësisë. Reagimi jem ke për dyfytyrësisë dhe paftyrësisë së përfaqësuesve të juaj në këtë çështje, e dyta mos manipulo se nuk të beson kërkosh kur thua çka ka ky çka ka aj. Këto janë pjesë e programit të Qeverisë e rregullon qeveria, nuk ju ka mbet juve me bo propozime të tilla të paktën jo në këtë kohë. Po ashtu më 12 qershor jo 6 muaj po me 12 qershor, votohet ligji për konfiskimin e pasurisë krejt kush e ka mizën mas veshi le të shtrëngohet. Ka mu pru në Kuvend edhe ka me u votu. Qaj ministri para teje (Abelard Tahiri) më 12 qershor ka me pru në kuvend edhe ka me u votu”, ishte reagimi i Krasniqit.

Glauk Konjufca u kundërpërgjigj duke i thënë Krasniqit se një raport i BE-së, e ka të shkruar se 90% e pasurisë së paligjshme nuk konfiskohet në Kosovë.