Daut Haradinaj | Foto: Facebook

Daut Haradinaj i Uron nga Kuvendi Donika Kadajt Kthimin në AAK

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka marrë fjalën jashtë rendit në seancën parlamentare për ta uruar Donika Kadaj-Bujupin për kthimin në partinë që drejtohet nga vëllai i tij, Ramush Haradinaj.

“Veç deshta me uru Donikën për kthimin në AAK”, tha Daut Haradinaj gjatë seancës ku po diskutohet për 100 ditëshin e Qeverisë Haradinaj.

Kthimin e Donika Kadaj-Bujupit në AAK e ka përshëndetur edhe deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka.

Donika Kadaj- Bujupi ka zyrtarizuar sot kthimin në AAK pas një takimi me kryeministrin dhe kreun e kësaj partie, Ramush Haradinaj.

http://kallxo.com/donika-kadaj-kthehet-ne-aak/

Donika Kadaj-Bujupi është rizgjedhur deputete e Kuvendit të Kosovës pasi ka garuar nën flamurin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputetja Kadaj-Bujupi kishte braktisur AAK-në në mars të vitit 2016 dhe i ishte bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje në prill të atij viti.

http://kallxo.com/donika-kadaj-bujupi-aderon-ne-vetevendosje/

KALLXO.com po e transmeton LIVE seancën e Kuvendit: