Daut Haradinaj e ngushëllon Armend Zemajn e LDK-së për 'vdekjen e Jugosllavisë'

Deputeti i AAK-së dhe vëllai i Kryeministrit Haradinaj, Daut Haradinaj deklaroi sot në Kuvend se e kupton që ka aleanca në mes të LDK-së dhe serbëve.

Debati ka filluar pasi që deputetët e LDK-së dhe VV po refuzojnë të votojnë për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje.

“Unë e kuptoj që ka aleanca të brendshme në mes të serbëve edhe të LDK-së, por më çudit fakti që deputetët e LDK-së në komision kanë votuar PRO”, tha Haradinaj.

Ndërsa tha se po çuditet për aleancën e fshehtë të VV me Armend Zemajn e LDK-së.

“Disa deputetë këtu, çuditërisht e vazhdojnë traditën e vjetër edhe shumë jam i lumtur që VV ka kriju VV aleancë të fshehtë me Armend Zemajn, kjo është çudia më e madhe”, tha Haradinajn.

Ndërsa LDK-së, Haradinaj i’a përmendi edhe votimin e Hashim Thaçit si presdient të vendit.

“Nëse e keni qëllim me dal në bife edhe me votu fshehtë qysh e keni votu ju LDK-ja, Hashim Thaçin, mbajeni në mend që jeni ka gaboni tepër shumë, ju e keni votu me vetëdije të plotë Hashim Thaçin për president, jau pafshi hairin edhe qeshtu keni me pas edhe kur të më vjen mu me votu, me dy duar ka me votu. Keni mëndu ndryshe në atë kohë, por sot e keni ndërru mendjen”, tha deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj.

Ndërsa, deputeti i VV-së, Liburn Aliu tha se AAK-ja është në Qeveri me Listën Serbe.

“Sa i përket Listës Serbe, Listën Serbe ju e keni në Qeveri”, tha deputeti i VV-së, Liburn Aliu kur i replikoj Haradinajt.

Për Armend Zemajn, deputeti i AAK-së është duke folur “jerem”.

Ndërsa, Daut Haradinaj e ngushëlloi Armend Zeman duke i thënë “Jugosllavia ka vdekur, Zoti të lashtë shnosh Armend”

Ekipi menaxhues kërkon ‘ligj të veçantë kushtetues’ për Asociacionin