‘Dashuritë e virgjëreshës Madalenë’ jepet sot në teatrin ‘Adriana’ në Ferizaj

Monodrama “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë” me tekst të Ridvan Dibrës dhe regji të Ben Apollonit jepet sot, më 15 mars 2019, nga ora 20:00 në Teatrin “Adriana Abdullhau” në Ferizaj.

Shfaqja trajton  tri etapat e personazhit, që janë edhe e etapat më të rëndësishme në jetën e një njeriu e sidomos të një gruaje a vajze, dhe duke prekur temën e virgjërisë , në një shoqëri patriarkale, e bëjnë këtë monodramë të guximshme.

Shfaqja ‘Dashuritë e virgjëreshës Madalenë’, është dhënë premierë në fillim të shkurtit të këtij viti ne Teatrin e qytetit të Prishtinës, “Dodona”.

Rolin e Madalenës e luan Arjola Demiri.