Dardan Sejdiu, Shef i GP te PSD-se

Dardan Sejdiu shpjegon incidentin me Kujtim Shalën

Deputeti i PSD-së, Dardan Sejdiu ka treguar se në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit ka pasur një konflikt verbal në mes tij dhe deputetit të LDK-së, Kujtim Shala.

Megjithatë, ai ka theksuar se nuk e ka ofenduar Shalën, ashtu siç sipas tij e ka ofenduar ky i fundit.

“E vërteta është që unë nuk kam shprehur asnjë fyerje ose ofendim ndaj z.Shala.Pasi ngriti çështje procedurale, z.Shala kulmoi përnjëherë me të fyera dhe ofendime ndaj meje.Sigurisht që nuk lëshohem në nivel të tillë të të shprehurit. Madje jam shumë i befasuar me gjuhën e z. Shala, që është edhe ligjërues universitar”, tha Sejdiu.

Ai shtoi se “ndonëse nuk e kuptoj ende përpjekjen e z.Shala për t’iu shmangur mekanizmave institucionale, kur partia e tij thirret vazhdimisht në institucionalizëm; sjellja e sotme e z. Shala ka prirje ta kuptimësojë edhe sjelljen e LDK-së, gjatë gjithë kësaj kohe, që çdo ditë e më pak përkon me frymën e parlamentarizmit”.

Gjatë ditës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës patën kritika ndaj Partisë Socialdemokrate lidhur me mbështetjen e projekt-rezolutës për dialog, duke bojkotuar po ashtu, seancën e sotme të Kuvsendit.