Dardan Molliqaj - Foto: Facebook/DardanMolliqaj

Dardan Molliqaj reagon pas rrjedhjes në publik të bisedave me Bilall Sherifin e Pal Lekajn

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj ka reaguar pas publikimit të disa bisedave nga telefoni i tij me Ministrin Pal Lekajn dhe deputetin Bilall Sherifin, gjatë ditës së djeshme kur po mbahej seanca për votimin  e  projektligjit për buxhetin.

Në një postim në facebook, Molliqaj ka shkruar se secilën bisedë me politianët mund të publikojë pasi nuk ka asgjë për të fshehur.

‘Është shumë e vërtetë që për katër ose pesë ditë rresht kemi negociuar me pushtetin për çështjen e buxhetit. Ata kanë kërkuar ta votojmë, kurse ne kemi kërkuar të na i plotësojnë kushtet që i publikuam dje. Ne kërkuam votimin e ligjit për paga, shkarkimin e Rikallos, zvogëlimin e numrit të zv.ministrave, etj. Dhe na i pranuan këto kushte. Për këto është fjala në të gjitha mesazhet e publikuara’, ka shkrur Molliqaj.

Ai tutje ka shtuar se asnjë bisedë gjatë këtij negocimi nuk është sekrete dhe kushdo që është i interesuar mund t’ ia tregoj.