Dardan Molliqaj: Qeveria e Territ Zgjodhi Terrin për ta Larguar Flamurin Kombëtar

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, reagoi ndaj situatës së krijuar pas largimit të flamurit kuqezi nga shtiza te rrethi kryesor në Prishtinë.

Molliqaj kritikoi aktine qeverisë për heqjen e flamurit kombëtar ndërsa hodhi paralele me flamujt e Serbisë të vendosur nëpër vendbanimet e serbëve të Kosovës.

“Republika e Kosovës nuk forcohet duke përdhosur flamurin tonë kombëtar”, tha Molliqaj në një postim në Facebook.

“Çdo përpjekje për distancim nga Shqipëria dhe vlerat tona kombëtare në kohën kur Serbia po na lufton në të gjitha aspektet, na ofron me këtë të fundit. Shtetndërtimi i Kosovës arrihet vetëm duke u larguar nga Serbia e duke u ofruar me Shqipërinë”, shtoi ai.

“Përderisa asnjë qeveri e pasluftës nuk e ndërmori asnjëherë asnjë hap të vetëm për t’i larguar flamujt e shtetit që na lufton, pra Serbisë, qeveria aktuale e hoqi flamurin kombëtar në orë të vona. Jo rastësisht e zgjodhën terrin. Kjo qeveri është qeveri e territ”, tha Dardan Molliqaj.