Dardan Molliqaj bën thirrje të trajtohet rasti i Postës dhe Telekomit

Deputeti i Gupit të Deputetëve të Pavarur, Dardan Molliqaj, ka folur për dy shkresa që u kanë ardhur deputetëve, të cilat thotë se flasin për gjendjen e vështirë të Postës dhe Telekomit. Sipas tij nëse qeveria nuk intervenon shpejt, këto ndërmarrje rrezikojnë falimentimin.

Molliqaj tha se në prill dhe në maj kanë marrë dy shkresa, nga Posta dhe Telekomi, ku në to flitet për gjendjen e rëndë në këto dy ndërmarrje.

“Sa i përket postës kemi një problem dukshëm më të vogël se që i përket telekomit”, tha ai.

Molliqaj tha se sipas ligjit, Qeveria e Kosovës, përkatësisht MZH është detyruar t’i kryejë humjet që ndërmarrjet publike, përkatësisht posta, mund t’i ketë gjatë operimit. Por ai tha se që nga viti 2013 MZHE nuk i ka kryer obligimet që ka pasur.

“Si rezultat posta rrezikon me falimentim. Nëse nuk ka intervenim të shpejtë të qeverisë kemi rrezikim të kësaj ndërmarrje”.

“Ndërmarrje tjetër është telekomi, që ka 60 milionë euro borxh dhe nëse nuk ka intervenim të qeverisë po ashtu ka rrezikim”, tha ai.

Si probleme ai përmendi ndalimin e investimeve në këto ndërmarrje dhe kontratën me Z Mobile.