Dardan Gashi i 'Mbijeton' Mocionit për Gjuajtje me Armë Zjarri

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës dhe Investimeve, Dardan Gashi i ka shpëtuar shkarkimit nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Dyzet e nëntë deputetët e Kuvendit kanë votuar kundër mocionit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për shkarkimin e Gashit. Ndërsa pro shkarkimit të tij ishin 36 deputetë të Kuvendit të Kosovës. 3 të tjerë abstenuan.

Ky mocion ishte iniciuar për shkak të gjuajtjes me armë të Gashi në një ndejë në Malishevë, ku po festohej vendimi i cili lironte Fatmir Limajn nga akuzat për korrupsion.

Kallxo.com ka raportuar për interpelancën e mbajtur sot për gjuajtjen me armë të Dardan Gashit.

http://kallxo.com/kerkohet-shkarkimi-ministrit-dardan-gashi/

Gjatë kësaj interpelance u dhanë shumë kritika për aktin e zëvendëskryeministrit Dardan Gashi ndërsa ata që e përkrahën e vlerësuan se gjuajtja me armë nga ai është burim i traditës shqiptare.

http://kallxo.com/kurti-kerkon-shkarkimin-e-dardan-gashit/

Muajin e kaluar, emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetoi hulumtimin për viktimat e plumbave qorr gjatë festimeve.

Viktimat e Plumbave Qorr