Dardan Gashi Kërkon Kuptimin e Fjalës Matrapaz

Duke iu përgjigjur postimit të Isa Mustafës për matrapazët, ish-ministri i ambientit ka shkruar se e kërkoi në internet kuptimin e kësaj fjale.

“Hyna në ëikipedia edhe e lexova kuptimin e fjales matrapaz dhe deshta me nda me kryeministrin!”, nisi postimin e tij Gashi.

Ai më tutje tregoi se çfarë kuptoi se do të thotë fjala matrapaz.

“Njeri pa parime që bën gjithfarë pazarllëqesh e allishverishesh për t’ia arritur një qëllimi të caktuar. Matrapaz politik. Punë (sjellje) prej matrapazi”, shkroi më tutje Gashi në lidhje me këtë fjalë.

Por “këto cilësi” ai ia atribuoi Isa Mustfafës.

“Për me u kualifiku duhet me ba pazare të natës me kundërshtarë politikë, e me i tradhtu aleatët vetëm për të marrë pozitë, gjithashtu për me u kualifiku duhet me i tradhtu krejt miqtë, një nga një me i lanë në lloç”, shkroi Gashi.

Duke ia përmendur të kaluarën Mustafës, Dardan Gashi postimin e tij e përmbylli figurativisht.

“Thojnë: ‘Kur je në shpi të xhamit mos gjuaj me gurë”, shkroi Gashi.

KALLXO.com shkroi edhe për reagimin e sotëm të Isa Mustafës, në të cilin pa folur me emra kreu i LDK-së kërkoi që “Matrapazët të mos flasin në emër të rugovizmit”.