Dardan Gashi e Sami Lushtaku

Dardan Gashi, Endrit Shala e Sami Lushtaku nesër deklarohen rreth fajësisë për gjuajtjet me alltia

Endrit Shala, ministër i Tregtisë, Dardan Gashi, ministër për Diasporë e Sami Lushtaku ish-kryetar i Komunës së Skenderajt, nesër pritet që sërish të ulen në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Themelore të Gjakovës- Dega në Malishevë.

Në seancën e nesërme, të drejtuar nga gjyqtari Njazi Morina, është paraparë që të akuzuarit të deklarohen rreth akuzave të Prokurorisë.

Seanca e 11 shkurtit ishte shtyrë për nesër, me arsyetimin se avokatët e të akuzuarve nuk e kishin pranuar si provë ekspertizën e forenzikës.

https://kallxo.com/krejt-cka-ndodhi-ne-seancen-20-minuteshe-per-gjuajtjet-me-alltia-ne-oden-e-limajt/

Prokuroria e Gjakovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Dardan Gashit, Sami Lushtakut dhe Endrit Shalës, për posedim të paautorizuar të armëve, pasi që të njëjtit ishin parë në një video duke festuar me armë në odën e Fatmir Limajt.

Më pas, kësaj aktakuze iu shtuan edhe Behar Amerllahu, Fadil Demiri dhe Sherif Kastrati.

Të pandehurit në festën e Limajt, pas lirimit nga akuzat e Prokurorisë për krim të organizuar dhe keqpërdorim detyre, janë parë duke gjuajtur me armë nga dritaret e odës.

Nesër pritet që të njëjtit të përballen me akuzat e Prokurorisë Themelore në Gjakovë-dega Malishevë, akuza këto të ngritura më 16 maj 2018, për vepër penale të “mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.

https://kallxo.com/mungese-e-gjyqtareve-nuk-caktohet-gjykimi-per-gjuajtje-me-arme-ne-oden-e-limajt/

https://kallxo.com/caktohet-dita-e-gjykimit-ndaj-dardan-gashit-endrit-shales-sami-lushtakut-dhe-te-tjereve-per-gjuajtjet-me-arme/

www.kallxo.com