DAM Festival Fillon me ‘Përplasje’

Ndryshe nga vitet e kaluara DAM Festival këtë vit nuk do të realizohet ne mes të muajve mars dhe prill mirëpo do të mbahet në shtator.

Por qytetarët gjatë stinës së pranverës nuk do të mbesin pa tingujt e këtij festivali pasi që në kuadër të tij do të mbahen 5 koncerte.

I pari që titullohet “Përplasje” do të mbahet sonte në orën 20:00 në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë ku do të performojë Filharmonia e Kosovës.

Mysafirë të kësaj natë do të jenë violinistja Aușen Ulucan, vëllai i saj Özcan Ulucan në violë kurse dirigjent do jetë bashkëshorti i saj Marcio da Silva.

Në mesin e kësaj familje në piano do të performojë edhe Bimi Milla, fituesi i konkursit “Pianisti i Ri” për vitin 2015.

Drejtori i Festivalit, Dardan Selimaj dhe se kjo ndarje është bërë që të zgjerohet aktiviteti i festivalit gjatë tërë vitit.

“Do të prezantojmë para publikut të Prishtinës 5 koncerte me program dhe veprat të larmishme dhe me stile që janë të ndryshme. Në një formë kemi ballafaquar në një seri koncertesh vepra të kompozitorëve klasikë, neo-klasikë dhe bashkëkohorë“, tha ai.

Violinista Aușen Ulucan e cila ka ardhur për herë të parë në Kosovës tha se po ndihet si në shtëpinë e saj.

“Jemi shumë të impresionuar nga muzikantët nga sjellja juaj për çdo gjë pasi që ju e keni parë vendin tuaj duke lindur dhe jeni duke kontribuar në rritjen e tij me art dhe me kulturë, jemi të impresionuar me vullnetin tuaj të mirë dhe me entuziazmin dhe mua po më pëlqen shumë këtu“, tha ajo.

Özcan Ulucan i cili ka lindur në Bullgari por është me origjinë turke, tha se fakti që janë nga Ballkani po i bënë të afërt me shqiptarët.

“Gjithashtu çka na bashkon neve këtu është miqësia që lind nga muzika dhe arti dhe mendoj që në këto ditë kur disa vende në botë gjëra tragjike po ndodhin prandaj ne po bëjmë muzikë që të ndajmë ndjenjat tona më të tjerët pasi që arti dhe muzika I bashkojnë njerëzit“, tha ai.

Dirigjenti Marcio da Silva tha së njerëzit po i përkrahin dhe po i trajtojnë shumë mirë.

“Sidomos po më pëlqen rëndësia që i po japin artit këtu“, tha ai.

“Për mua është e rëndësishme hera e parë që po e realizoje këtë simfoninë e katërt e Carl Nielsen ka qenë e vështirë ta kuptoj por mendoj se do të arrijmë të përçojmë mesazhin e kompozitorit që flet për fuqinë e jetës dhe të jetuarit“, tha ai.

Festivali DAM ka filluar të shtrijë aktivitet e veta edhe jashtë sallave koncertuale ku para dy ditëve vizituan fëmijët e komunitetit ashkali.

DAM Festival do të mbahet në Prishtinë prej 20-25 shtator kurse në kuadër te tij do të mbahet edhe koncerti “Nanë” me 30 mars, “3 botë“ me 1-2  dhe “Direkt nga Luksemburgu“ me 1 prill.