Dallimet në Numrin e Protestuesve

Videoja e datës 14 maj është filmuar në orën 14:10 nga ndërtesa përballë Teatrit Kombëtar.

Përndryshe, në protestën e 17 shkurtit kur pjesë e saj ishte edhe “Vetëvendosja”, Policia e Kosovës kishte njoftuar pjesëmarrjen e 15 mijë qytetarëve.

Sipas një njoftimi të publikuar sot nga Policia e Kosovës, në protestën e AAK-së dhe Nismës, kanë marrë pjesë 5 mijë protestues.

Ndaj shifrave të sotme të policisë për numrin e protestuesve reagoi Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

AAK-ja këtë vlerësim e konsideroi të gënjeshtërt.

“Ne nuk dhamë numra, për të mos gabuar, po paskemi mujt me thanë se kanë qenë 300 mijë. Kjo do të ishte rrenë shumë më e vogël se ajo e policisë. Mos rreni ma!” thuhet në reagimin e AAK-së.

Përkundër këtij reagimi, subjekti politik i drejtuar nga Ramush Haradinaj foli fjalë të mira për policët që ishin në detyrë gjatë protestës.

“Respekt për ata policë që sot ishin dinjitozë në protestë, po ju që merrni udhra, i koritët edhe ata,” përfundoi reagimi.

KALLXO.com sot e ndoqi gjatë gjithë kohës protestën, ashtu si edhe protestat e kaluara kur bashkë me AAK-në e Nismën protestonte edhe “Vetëvendosja”.