Dalin Para Gjykatës Policët e Arrestuar

35 zyrtarë policorë do të dalin sot para Gjykatës Themelore në Mitrovicë të vendosur në Vushtrri për caktim të masës së sigurisë ndaj tyre.

Daljen para gjykatës së zyrtarëve policorë e konfirmoi për KALLXO.com Musa Damati avokati i njërit prej tyre.

“Klienti im ashtu si edhe 34 të tjerë të këtij regjioni shumë shpejt pritet të dalin para gjykatës për caktimin e masës së sigurisë,” tha Damati.

Këta zyrtarë janë nga stacionet në jug dhe veri të Mitrovicës, ndërsa u arrestuan të hënën në një aksion të Inspektoratit Policor gjatë të cilit përveç tyre në pranga përfunduan edhe 24 zyrtarë tjerë policorë.

35 zyrtarët policorë dyshohen për keqpërdorim detyre, marrje ryshfeti dhe dhënie të ndihmës kryerësve të veprave penale.

http://kallxo.com/59-zyrtare-policore-te-arrestuar/