Foto: FSHF

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Izrael – Shqipëri, këto janë çmimet

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen e radhës të kuqezinjve.

Ndeshja Izrael-Shqipëri është e vlefshme për kualifikimet e Ligës së Kombeve.

FSHF-ja ka njoftuar se tifozët e kombëtares shqiptare do të vendosen në hyrjen 9, ku bileta kushton 22 euro dhe në tribunën numër 2, ku bileta kushton 37 euro.

FSHF u ka bërë thirrje të gjithë të interesuarve që të paraqiten tek zyrat e tyre për të blerë biletat.

Izrael – Shqipëri zhvillohet me 14 tetor në ora 20:45, në stadiumin ‘Turner Stadium”, në qytetin Beer Sheva në Izrael.