Ivica Daçiq

Daçiq: Në Kosovë është kryer gjenocid ndaj serbëve

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, akuzoi shqiptarët e Kosovës për gjenocid ndaj serbëve.

Këto komente Daçiq i bëri në sesionin e rregullt për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Sipas Ivica Daçiqit, në 20 vitet e fundit, 311 vendbanime në Kosovë ku ka pasur banorë serbë janë spastruar etnikisht dhe janë bërë me banorë vetëm shqiptarë.

“Kjo është dëshmi e qartë e një gjenocidi të shqiptarëve”, tha ministri serb.

Ai tha se deri në vitin 1999 në Prishtinë kanë jetuar 40 mijë serbë. E sot, sipas tij, numri i tyre është më pak se 100.

“Mbi 10 mijë serbë kanë jetuar deri më 1999 në Prizren, në qytetin ku kam lindur unë, e sot janë vetëm 23 serbë”, shtoi Ivica Daçiq. “Këto janë shifra të sakta dhe dëshpëruese”, shtoi ai.