Daçiq: Madagaskari ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq po pretendon se edhe një shtet tjetër e ka tërhequr njohjen ndaj Republikës së Kosovës, raporton b92.

Sipas Daçiq, Republika e Madagaskarit ka informuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë se ka tërhequr njohjen e Kosovës.

“Ne kemi pranuar një letër nga Ministria e Jashtme e Madagarskarit, që na informon se vendimi është marrë më 5 dhjetor”, tha Zëvendëskryeminsitri dhe Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq për gazetën Tanjug të premten.

Daçiq po ashtu tha se Madagaskari është shteti i 12-të që e tërheqi njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

 

Përgatiti: Doruntina Baliu