Ivica Daçiq - Foto: REL/AFP

Daçiq kërkon presion ndërkombëtar mbi Prishtinën për Asociacionin

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, tha në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së kushtuar situatës në Kosovë se Serbia ka treguar pjekuri dhe është për zgjidhjen e të gjitha çështjeve përmes dialogut.

Lidhur me marrëveshjet e Brukselit, Ivica Daçiq tha se Serbia i ka zbatuar shumicën prej tyre, e Kosova, sipas tij, nuk e zbatoi marrëveshjen për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Themelimi i Asociacionit duhet të garantohet nga të gjithë ata që e kanë nënshkruar marrëveshjen e Brukselit”, theksoi Daçiq.

Ai bëri thirrje për presion ndërkombëtar mbi Prishtinën lidhur me themelimin e Asociacionit.

Daçiq foli edhe për kthimin e serbëve të zhvendosur nga Kosova. Ai tha se nga mbi 200 mijë serbët e zhvendosur vetëm tre janë kthyer.

Po ashtu, Ivica Daçiq ka falënderuar të gjitha shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë, sipas tij të shpallur njëanshëm nga Kosova, dhe “ato shtete që kanë tërhequr dhe ato që po e shqyrtojnë tërheqjen e njohjes”.

http://kallxo.com/shefi-i-unmik-ut-duhet-angazhim-ne-tejkalimin-e-bllokades-prishtine-beograd/

Lidhur me situatën në Kosovë, një raport e paraqiti edhe shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin.