Ivica Daçiq - Foto: REL/AP

Daçiq kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit pas formimit të Ushtrisë

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia do të kërkojë mbledhje urgjente në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, pas formimit të Ushtrisë së Kosovës.

“Serbia do të kërkojë mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB për shkeljen më të keq të Rezolutës 1244 të OKB-së, duke miratuar një vendim mbi formimin e Ushtrisë. Ky është kërcënimi më i drejtpërdrejtë për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe sigurinë e popullit serb që jeton në Kosovë”, tha Daçiq, raporton Tanjug.

Kosova pas 10 vitesh pavarësi ka formuar ushtrinë e saj. Ky vendim është marrë sot në Kuvendin e Kosovës me vota unanime nga ana e deputetëve.

Mirëpo kjo nuk u mirëprit nga ana e BE-së dhe NATO-s.

https://kallxo.com/reagon-edhe-be-ja-pas-formimit-te-ushtrise-se-kosoves/

 

https://kallxo.com/reagon-nato-pas-themelimit-te-ushtrise-se-kosoves/