Ivica Daçiq

Daçiq Kërcënon me Ndërprerje të Dialogut

Vendimi i Qeverisë së Kosovës që të mos zbatojë Marrëveshjen për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në fakt është vendim i Prishtinës për të braktisur dialogun e Brukselit.

Kështu ka thënë shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq, sipas të cilit i gjithë procesi i dialogut tash mund të kthehet në zero.

“I bëjmë thirrje BE-së dhe ShBA-së që të ndikojnë urgjentisht në Prishtinën që të përmbushë detyrimet e marra në Marrëveshjen e Brukselit, pasi ekziston rreziku maksimal që procesi i negociatave përfundimisht të ndërpritet. Beogradi nuk do të ketë asnjë përgjegjësi lidhur me këtë”, tha Daçiq për Sputnik. /21Media