Daçiq e quan pozitiv takimin me Palmerin

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq deklaroi se pati një takim pozitiv me të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, duke shpresuar se ai do të luajë një rol pozitiv në dialogun Beograd-Prishtinë.

“Na duhet të presim për zgjedhjen e komisionerit të ri për politikën e jashtme dhe sigurisë të BE-së, Josep Borrell… si edhe për qeverinë e re në Prishtinë”, tha Daçiq për gazetarët në Forumin e Bledit.

“Po hapet një mundësi për të vazhduar dialogun, por nuk pritet të ndodhë realisht, para  formimit të një qeverie të re në Prishtinë. Serbia do të jetë konstruktive”, theksoi ai.