Diskutimi për prokurimin publik | Foto: KALLXO.com

“D+” Organizon Debat për Mbarëvajtjen e Procesit të Prokurimit Publik

Demokraci Plus (D+) organizon debatin kushtuar mbarëvajtjes së procesit të prokurimit publik në Kosovë.

Në kuadër të kësaj tryeze D+ do të bëjë edhe publikimin e raportit të mbikëqyrjes së prokurimit publik për vitet 2014-2016.

Qëllimi i tryezës është diskutimi në lidhje me të gjeturat dhe shkeljet e identifikuara në prokurim publik nga Zyra Kombëtare e Auditimit, Organi Shqyrtues i Prokurimit, Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik dhe Agjencia Kundër Korrupsionit. Po ashtu në këtë tryezë do të prezantohen edhe rekomandime shtesë për adresimin e të gjeturave nga këto institucione.