Foto: Facebook

‘Crvena Zvezda’ Luan sot Futboll në Graçanicë

Futbollistët e njërit ndër ekipeve më të njohura të Serbisë, ‘Crvena Zvezda’, do të vijnë sot në Graçanicë për të luajtur një ndeshje futbolli me ekipin lokal të kësaj komune.

Lajmi është konfirmuar për KALLXO.com nga Policia e Kosovës e cila ka thënë se ndeshja pritet të zhvillohet në orët e pasdites ndërsa njësitet policore do të ofrojnë siguri për ekipin e futbollit dhe delegacionin serb.

Ndeshja zhvillohet më pak se një javë pas pranimit të Federatës së Futbollit të Kosovës në FIFA.

‘Crvena Zvezda’ është kampion i sivjetmë në superligën e futbollit të Serbisë.