Salla e dasmave, ilustrim

COVID-19 - Policia ndërpreu tri dasma sonte në Gjakovë, Junik dhe Sllatinë

Tri dasma janë ndërprerë gjatë mbrëmjes së sotme, kjo sepse nuk u respektua ligji anti COVID-19.

Për këtë ka njoftuar ministri i Shëndetësisë Armend zemaj, i cili ka shkruar se rikthimi i tubimeve të qytetarëve por edhe organizimi i dasmave tradicionale, lëndon rëndë disiplinën dhe rekomandimet për pengimin dhe luftimin e pandemisë.

Ministri Zemaj ka njoftuar se tri dasma janë ndërprerë dhe janë ndërmarrë masa edhe ndaj pronarëve të objekteve ku janë mbajtur ato, dhe atë në Gjakovë, Junik dhe Sllatinë.

Pos dasmave edhe një lokal në lagjen Arbëria në Prishtinë është mbyllur dhe po ashtu janë ndërmarrë masa edhe ndaj pronarit të lokalit.

Deri tek ndërprerja e këtyre aktiviteteve ka ardhur pasi që sipas ministri të Shëndetësisë “dasmat mund të bëhen burim i infeksionit dhe kjo është e palejueshme”.

Gjithashtu Ministri Zemaj ka paralajmëruar se dasmat dhe çdo tubim tjetër që mund ët jetë burim i virusit COVID-19, do të pengohet dhe mbyllet në pajtim me rregulloren për pengimin dhe luftimin e virusit, dhe se “Ligji është shumë i qartë, duhet vetëm të zbatohet”.

Më 25 shtator Qeveria kishte vendosur disa masa të reja duke lejuar disa aktivitet, por për disa tejra kishte vazhduar ndalimi i organizimeve.

Gastronomëve orari i punës u është zgjatur deri në orën 23:30, po u ishte ndaluar funskionimi i tyre nga ora 23:30 deri në ora 05:00, nga ora 21:00 duhet të ndalojnë muzikën.

Vazhdon ene të mbetet në fuqi vendimi për mos grumbullim të njerëzve, mbajtja e distancës dhe mbajtja e maskës.

Këto janë masat reja anti-COVID-19