Michael Cohen

Cohen e akuzon Trumpin para Kongresit, Trump thotë se ai po gënjen

Ish-avokati personal i presidentit amerikan, Donald Trump, Michael Cohen, i tha një Komiteti të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan se presidenti “kishte njohuri dhe drejtoi” negociatat për projektin e kompanisë së tij “Trump Tower” në Moskë të Rusisë.

“Pra, të jam i qartë, presidenti Trump ka pasur njohuri dhe ka udhëhequr negociatat gjatë gjithë fushatës dhe gënjeu për këtë. Ai gënjeu sepse nuk priste se do të fitonte” tha Cohen.

Ai iu tha ligjëvënsve amerikan se është penduar se ka punuar për Trumpin.

“Kur e kam pranuar punën për Donald Trump më 2007 asnjëherë nuk e kam imagjinuar se ai një ditë do të garojë për president, se do të ketë një fushatë përmes një platforme të urrejtjes dhe jotolerancës, dhe se do të fitojë” tha ish avokati i presidentit Trump, Michael Cohen.

Ai e ka quajtur presidentin, Donald Trump “racist” dhe “mashtrues”.

Para se të fillojë dëshmia e Cohen para ligjëvënësve amerikanë, presidenti Donald Trump shkroi në Twitter se Cohen po “gënjen për të reduktuar kohëzgjatjen e burgut”.