Çmimet e Klubit të Fotografisë organizuar nga Instituti 'Jonus Emre' ndahen sot

Instituti “Jonus Emre” në bashkëpunim edhe me partnerët e tij, do të ndaj sot çmimet për fituesit e Klubit të Fotografisë, një aktivitete i cili është mbajtur më parë po nga ky institut.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të bëhet sot, 21 dhjetor 2018 në ora 18:00 në Albi Mall në Prishtinë.

Fituesit të vendit të parë do t’i dhurohet një lirë ari, të dytit gjysmë lire ari, ndërsa vendit të tretit edhe te katërtit, do të marrin çerek lire ari.

Pas ceremonisë së çmimeve, sipas Institutit “Jonus Emre” do të mbahet edhe ekspozita e Klubit të Fotografisë.

Në tri klube të fotografisë, të mbajtur më parë, kanë marr pjesë gjithsej 150 anëtarë, nga ku kanë dalë edhe fituesit e këtij aktiviteti.