Kalimtarë në GJilan | Foto: Atdhe Mulla

Çka u ofron Gjilani të rinjve?

Gjilani gjendet në pjesën lindore të Kosovës, rreth 46 kilometra larg nga kryeqyteti Prishtina dhe është një nga shtatë komunat e mëdha të Republikës se Kosovës.

Në rubrikën e përjavshme Vox të Radios Evropa e Lirë, të anketuarit në këtë komunë shprehen të pakënaqur me angazhimin e Komunës për të krijuar kushte për të rinjtë, kurse një pjesë theksojnë se Komuna ka bërë mjaftueshëm për këtë kategori.

Të pyetur se çfarë u ofron Gjilani, Arbnora Sherifi, studente, thotë se më e reja është sheshi. “Super kalojmë, kjo për mua është me rëndësi”, tha ajo.

Ndërsa, Hivzi Halili, student, thotë se Gjilani nuk i ka ofruar asgjë deri më tash. “Kryetari është i mirë, ama për mua nuk na ka ndihmuar send”, tha ai.

Komuna thotë që nuk i ka ofruar asgjë edhe studentja Xhevahire Pira.

E kolegu i saj student Kastriot Azemi thotë se Komuna e Gjilanit për rininë nuk po bën kurrgjë.

E Anila Murseli i pëlqen fakti se në Gjilan ka filluar vendosja e kamerave në rrugë dhe kjo i bën qytetarët më të sigurt. (REL)