Çitaku: Njohja nga Serbia, Sa më Herët aq më Mirë

Ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku tha në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kushtuar situatës në Kosovës tha se sa më herët që Serbia e njeh Kosovën do të jetë më mirë për rajonin.

“Sa më herët që Serbia e njeh Kosovën do të jetë më mirë për rajonin”, tha ajo, duke rikonfirmuar përkushtimin e Kosovës për dialogun e Brukselit.

Po ashtu, ambasadorja Çitaku tha se një status quo e re nuk do t’i shërbejë normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Çitaku ka përmendur të arriturat e disa grave kosovare, të cilat ndonëse në kushte e rrethana të vështira, me aktivitetin e tyre e bënë krenar atë dhe të gjithë qytetarët e shtetit të Kosovës.

Me këtë rast, ajo përmendi Majlinda Kelmendin, për të cillën tha se me gjithë se ushtroi në sallë pa rrymë e pa ngrohje, dhe refuzoi miliona e mundësi, na bëri krenarë të gjithëve, duke fituar medaljen e artë.

“Ajo e bëri këtë në emër të dashurisë për atdheun e saj – Republikën e Kosovës”, theksoi ambasadorja.