Cineplexx Kosova paralajmëron me eventin ‘Halloween night’

Kinemaja Cineplexx Kosova ka zgjedhur në mënyrë mjaft të veçantë për organizimin e natës së sotme, të 31 tetorit 2018, festës së Hallowween-it.

Eeventin “Halloween night” që është paralajmëruar për natën e sotme do të sjellë 4 super-filma horror, që pritet të sjellin një atmosferë të paparë horrori në këtë kinema.

Filmat e zhanrit horror, “Halloween”, “Hell fest”, “Slender man”, “The nun”, do të shfaqen në termine të ndryshme në disa salla të kësaj kinemaja dhe bileta për t’i parë do të kushtojë 3.60€.

Përveç filmave horro, Cineplexx gjatë ditës së sotme do të shfaqë edhe filmat, “Star Is Born”, “Diamanti”, “Johnny English 3”, “Smallfoot”, “The Brave”, dhe “Venom”