Cimerja tentoi ta sulmoj cimeren me thikë
19.12.2018 - 09:58
Një mosmarrëveshje mes dy cimereve raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në Prishtinë.
Policia ka njoftuar se si pasojë e kësaj mosmarrëveshje është arrestuar njëra prej tyre për sulm dhe kanosje.
Sipas njoftimit të policisë, e dyshuara është arrestuar pasi e njëjta ka kanosur dhe ka tentuar ta sulmojë me një thikë cimeren e saj.
E dyshuara për këtë rast pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.