Cili është ndëshkimi që rrezikojnë Xhaka e Shaqiri?

Futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë duke u përballur me “ndëshkimet” e mundshme për përshëndetjen e shqiptarëve me shqiponjë në ndeshjen Zvicër-Serbi në kuadër të Kupës së Botës “Rusia 2018”.

FIFA njoftoi se ka hapur procedurat disiplinore kundër lojtarëve pas një ankese të Shoqatës së Futbollit të Serbisë (FSS) për festimet e tyre, transmeton rtv21.tv.

FSS tha gjithashtu se do të paraqiste një protestë zyrtare rreth simboleve të Shaqirit, që mban flamurin e Kosovës në atletet e tij.

Me këtë rast, FIFA mund t’i ndëshkojë dy lojtarët për shkelje të pretenduar të nenit 54 të kodit disiplinor, nëse festimet e tyre vlerësohet të kenë provokuar publikun.

Nëse shpallen fajtorë, Xhaka dhe Shaqiri mund të ndëshkohen me nga dy ndeshje moslojë.

https://kallxo.com/fifa-hap-hetimin-per-festimet-e-xhakes-dhe-shaqirit/

Kjo nënkupton se dyshja mund të mos paraqitet në ndeshjen e fundit të grupit E kundër Kosta Rikës dhe pastaj në fazën tjetër, nëse kualifikohet, i bie të luajë ose me Meksikën ose me Gjermaninë.

Sipas “Telegraph”, gjasat për ndëshkimin e dyshes shqiptare të Zvicrës janë të vogla pasi që edhe Shqipëria edhe Kosova janë anëtarë të FIFA-s dhe flamujt e tyre shfaqen nëpër ndeshje ndërkombëtare./21Media