CIA Publikon Ditarin e Bin Ladenit

CIA ka lëshuar rreth 470 mijë dokumente të sekuestruara gjatë vrasjes së ish-udhëheqësit të Al-Qaida-s, Osama Bin Laden në vitin 2011.

Ky është publikimi i katërt i dokumenteve të kapura kur u vra Bin Laden-i

Në materialet e publikuara është edhe ditari i Bin Laden-it dhr dokumente me zë e video.

Dokumentet ishin sekuestruar gjatë bastisjes në Pakistan ku edhe ishte i strehuar Bin Ladeni.

Disa materiale janë ndalur sepse mund të dëmtojnë sigurinë kombëtare, thotë agjencia e inteligjencës amerikane.

“Publikimi i sotëm i letrave, videove, audiove dhe materialeve të tjera të al-Qaeda-s siguron mundësinë që populli amerikan të fitojë njohuri të mëtejshme në planet dhe funksionimin e kësaj organizate terroriste”, tha në një njoftim për mediat drejtori i CIA-s, Mike Pompeo.