Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka - Foto: KALLXO.com

Çfarë thotë KQZ për dorëheqjet e kryetarëve të komunave të veriut?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka treguar se a do të nisë procedura zgjedhore pas dorëheqjes së kryetarëvë të komunave me shumicë serbe në veri të vendit, raporton KALLXO.com

Deri më tani zyrtarisht kanë dhënë dorëheqje kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe ai i Zubin Potokut.

Megjithatë, kryetarja e KQZ-vë, Valdete Daka tha se po presin shkresë zyrtare për këto dorëheqje për të vendosur hapat e ardhshëm.

“Zyrtarisht nuk kam asgjë, neve na duhet diçka zyrtare. Njëherë nuk mundem me dhënë kurfarë deklarate derisa të marrim diçka zyrtare”, tha Daka për KALLXO.com