Çfarë Moti do të Mbajë Sot

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me intervale me diell.

IHMK thotë se vranësirat ditën e diel kanë mundësi që vende-vende të shoqërohen me riga të dobëta dhe të izoluara shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 6m/s”, thuhet në njoftimin e IHK-së. /21Media