Certifikohen Punëtorët e Ngrohjeve të Shkollave në Pejë

Sipas drejtorit të Arsimit në Pejë Besim Avdimetaj këta punëtorë iu nënshtruan trajnimit dyjavor teorik dhe praktik të organizuar nga kompania “Uraniku”.

Drejtoria e Arsimit në Pejë pati marrë vendim që t’i trajnojë punëtorët e mirëmbajtjes së ngrohjeve qendrore të shkollave të Pejës, pasi në Shkollën Fillore “Dardania” të kësaj komune në nëntor të vitit të kaluar shpërthimi i ngrohjes lëndoi pesë nxënës.

http://kallxo.com/lendohen-5-nxenes-nga-plasja-e-nxehjes-se-shkolles-ne-peje/

“Diçka që kemi premtuar pas rastit që pati ndodhë në shkollën tonë, kemi pa që kanë nevojë për një trajnim profesional. Kompania e angazhuar e ka bërë trajnimin e tyre teorik, ju kanë nënshtruar provimeve dhe gjithsej janë trajnuar 41 punëtorë,” tha Avdimetaj.

Ai tregoi se përveç 41 punëtorëve që mirëmbajnë ngrohjet qendrore të shkollave pejane, trajnimit i janë nënshtruar edhe 6 punëtorë tjerë që do të jenë në dispozicion nëse duhen punëtorë shtesë.

Faik Krasniqi, njëri nga punëtorët e certifikuar tha që mësimet që mori do t’i duhen në të ardhmen në punën që bën.

“Po ka pasur edhe gjëra të reja që i kemi mësuar, kanë qenë të mirëseardhura për neve, sidomos për neve që mirëmbajmë ngrohjen qendrore. Ka qenë shumë trajnim i mirë,” tha Krasniqi pas certifikimit.

Asamblistët e AAK-së në Kuvendin Komunal të Pejës në shkurt shprehën shqetësimin e tyre për pajisjet e ngrohjes qendrore të vendosura mes dy klasëve në fshatin naum Veqilharxhi të fshatit Kliçinë.

Në atë mbledhje drejtori i Arsimit Besim Avdimetaj përmendi trajnimin e punëtorëve.

http://kallxo.com/ngrohja-qendrore-ne-hapesiren-mes-dy-klasave/