Trajnimi i ushtarëve të FSK-së për Brigadën e Reagimit të Shpejtë, Foto: FSK

Certifikohen 60 ushtarë të FSK-së për reagim të shpejtë

60 ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë certifikuar në Brigadën e Reagimit të Shpejtë.

Me anë të një njoftimi, FSK ka treguar se ceremonia e certifikimit është mbajtur në Istog.

“Në Brigadën e Reagimit të Shpejtë ( BRSH ) në Istog, u mbajt ceremonia e certifikimit të pjesëtarëve pjesëmarrës të trajnimeve: “Taktika me Njësi të Vogla” dhe “Trajnimi për Lidership”. Për të përcjellë nga afër këtë ceremoni të pranishëm ishin edhe komandanti i Brigadës së Reagimit të Shpejtë, gjeneral brigade Fadil Hadërgjonaj, përfaqësues të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT) si edhe oficerë të tjerë të lartë të BRSH-së”, thuhet në njoftim.

Ceremonia e certifikimit të 60 ushtarëve të FSK-së në Brigadën e Reagimit të Shpejtë, Foto: FSK